Të shtunën, KF Tërnoci do të ketë një nga ditët më vendimtare në këtë sezonë.
Dita do të nis me ndeshjet në Tërnoc nga ora 11:00, ku Pionirët si xhevahirë të vërtet të klubit do të luajn kundër Radnikut nga Surdulica për të kërkuar me ngulm kreun e tabelës.
Ndërsa nga 13:00 edhe Fatosët do të zhvillojnë ndeshjen e tyre kundër Radnikut.
Interesant është fakti se edhe në ndeshjet e grupmoshave publiku nuk po mungon.
Ndeshja kryesore e klubit do të zhvillohet në Kurshumlinë e largët, ku ekipi i pare nga ora 15:00 do të luaj ndeshjen kampionale kundër Kosanicës.