Në Bibliotekën “14 Nëntori” në Bujanoc janë ekspozuar tituj të rinj të librave në Gjuhën Shqipe këtë e ka bërë të ditur drejtori i saj Kadri Selimi gjatë një bisede me portalin Spektri sot.
“Ai ka theksuar se kohë pas kohe vazhdimisht do të ekspozohen titujt e rinj të kësaj Biblioteke si në gjuhën shqipe po ashtu edhe në gjuhën serbe”, në mënyrë që lexuesit ta kenë sa më të lehtë përzgjedhjen e librave.
“Të ekspozuara janë edhe tituj të ndryshëm për fëmijë të cilët e frekuentojnë shumë Bliotekën tonë” ka theksuar Selimi.
Tashmë të gjithë dashamirët e librit mund ta vizitojn Bibliotekën dhe të marrin librat e tyre të preferuara për ti lexuar sepse tashmë numri i tyre është rritur.