Gara në sllallomin gjigant në Lojërat Olimpike të Pekinit do të jetë një hap gjigant për 17-vjeçaren Kiana Kryeziu dhe vendin e saj, Kosovën.
Kiana është sportistja e parë nga Kosova që do jetë pjesë e Lojërave Dimërore, pasi i ka përmbushur standardet kualifikuese gjatë garave të zhvilluara në Itali.
“Me të vërtetë nuk e prisja që do të ndodhte kaq herët”, tha Kiana për Associated Press. “Ishte një nga synimet e mia më të mëdha. Ishte një nga ëndrrat e mia dhe tani gjithçka po bëhet realitet”.
Jo se ka qenë e lehtë, shtoi ajo, me shumë stërvitje të vështira, si dhe gjetjen e parave për një sport kaq të shtrenjtë.
Kiana mbështetjen e saj kryesore financiare e ka pasur nga sponsorët, por është mirënjohëse edhe për ndihmën nga Federata e Skijimit të Kosovës, Komitetit Olimpik dhe Ministrisë së sportit.
Po aq e rëndësishme, “vetëm një telefonatë larg” ishte mbështetja e babait dhe trajnerit të saj.
“Pjesëmarrja e saj në Olimpiadë është arritja më e madhe dhe, nuk i dihet, çdo rezultat i mirë (është i mundur)”, tha trajneri i saj Agim Pupovci.
Visar Kryeziu, babai i Kianës, tha se arritja e saj në realizimin e Olimpiadës “ka qenë shokuese si për ne ashtu edhe për krejt vendin”.
Kiana ka filluar të garojë si skiatore rreth moshës 10 apo 11 vjeçare.
“Dhe pastaj rashë në dashuri me këtë sport”, tha Kiana, duke e quajtur “pasion dhe lumturi” që nga atëherë.
Babai i saj, i cili është fotograf me Associated Press, e ka vërjetur potencialin e saj.
“E kuptova se nëse investoja 10% të kohës në të, kthimi ishte 110%”, tha Visar Kryeziu. “Sekreti pas suksesit të saj është shumë punë, shumë përkushtim, pasioni për sportin dhe përkushtimi”.
Trajnimi i saj i kushtoi familjes me shterrimin e buxhetit, mirëpo mbështetja financiare nga sponsorët i dha asaj mundësinë që të stërvitej në Austri dhe Itali vitin e kaluar.
Ambicia e Kianës është të përfundojë jo më shumë se 10 sekonda prapa fituesit në Lojërat Olimpike në Pekin të cilat fillojnë më 4 shkurt 2022.
Adoleshentja deklaroi se kishte shpërthyer në lot kur Majlinda Kelmendi (Rio de Zhaneiro 2016) dhe Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi (Tokio 2020) fituan medaljet e arta olimpike në xhudo për Kosovën.
Kosova u bë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014.
Pas konfliktit të viteve 1998-99 që la të vrarë rreth 13,000 njerëz dhe përfundoi pas bomradimit të Serbisë nga ana e Aleancës Veriatlantike NATO në mënyrë që ta ndalojë sulmin e saj ndaj shqiptarëve…………, Kosova fillimisht u qeveris nga Kombet e Bashkuara dhe në vitin 2008 shpalli pavarësinë e saj. Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.
Kiana është në vitin e fundit të shkollës së mesme.
“Ta angazhohesh në shkollë, sport, jetë familjare dhe shoqërore është shumë e vështirë”, tha ajo, por “duket se kam arritur të gjej ekuilibrin e përsosur”./WashingtonPost