Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka treguar pse disa prej lojtarëve kryesorë munguan në listën e të ftuarve për dy ndeshjet e qershorit.
Giresse në konferencën për shtyp ka thënë se arsyeja e Florent Hadergjonajt ishte personale, teksa situata e Arbër Zenelit dhe Zymer Bytyqit ishte për shkak se nuk kanë pasë minuta me ekipet e tyre përkatëse, njofton Klankosova.tv.
“Sa i përket Florent Hadergjonajt, ka arsye personale pse nuk ka ardhur në këtë grumbullim, Sa i përket Berishës ka qenë zgjidhje sportive, e ka marr vendimin, mund të ketë drejtë që në listën tonë të ftuarve mos të ftohet. Sa i përket Zenelit, është e njëjta situatë me Zymer Bytyqin, për shkak se kanë pasur pak minuta me ekipet tyre.
“Qoftë në aspektin moral, qoftë fizik ndoshta nuk janë të gatshëm për këtë grumbullim”, u shpreh Giresse.