Pas telave gjembor largohen edhe autoblindat e policisë në Leposaviq (FOTO)

Serbët po vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot në ditën e 15 të protestave në veri të Kosovës.

Autoblindat e policisë të cilat kanë qenë të vendosura para objektit të komunës në Leposaviq, derisa gjatë ditës së sotme janë larguar.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ditën e sotme ka vizituar veriun e Kosovës, por nuk është prononcuar për media.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme janë larguar edhe telat gjembor./Insajderi