Gratë vetë ushqyese nga Bujanoci në vizitë te Kooperativa “Krusha” dhe Fahrije Hoti





Me organizim të Qendrës për Avancimin e të Rinjëve dhe Grave një grup i grave nga Bujanoci kanë vizituar Kooperativë Bujqësore Krusha, të themeluar dhe menaxhuar nga gratë e Krushës së Madhe, në krye me Fahrije Hotin.

Gjatë qëndrimit në kooperaivë, zonja Hoti i prezentoi grave nga Bujanoci punën të cilën e bëjnë grat nga Krusha, duka prodhuar lloje të ndryshme të turshive të cilat eksportohen në Evropë dhe SHBA.

Disa nga gratë prej Bujanocit të cilat kishin udhëtuar në Krushë të Madhe, kanë gjithashtu puntori të vogla në shtëpitë e tyre duke shitur kryesisht ëmbëlsira, ushqime tradicionale dhe gjëra tjera ushqimore në Luginë të Preshevës.

Fahrie Hoti ishte vetëm 28 vjeçe, kur bashkëshorti i saj së bashku me 225 burra të fshatit u vranë nga forcat serbe. Ajo ngeli vetëm me dy fëmijët, vajzën 3-vjeçare dhe djalin tre muajsh.
Në fshat rreth 500 fëmijë mbetën jetimë. Fahrijes iu desh të punonte për të mbajtur familjen. Më vonë ajo dhe gratë e tjera të ve në fshat u bashkuan dhe krijuan kooperativën bujqësore “Krusha”