Griezmann refuzon Arabinë, preferon më shumë Amerikën

Antoine Griezmann thotë se një kalim në Major League Soccer mbetet prioriteti i tij pasi ai shikon përpara në fazën tjetër të karrierës së tij.

Griezmann ka folur vazhdimisht për dëshirën e tij për të luajtur në MLS, duke konfirmuar në fillim të kësaj vere se ai po vëzhgon me vëmendje Lionel Messin dhe Inter Miami.

Vetë ylli francez është lidhur me një kalim te Inter Miami, megjithëse ai mbetet nën kontratë me Atletico Madrid deri në vitin 2026, transmeton Klankosova.tv.

Aktualisht në detyrë ndërkombëtare me Francën, Griezmann u pyet për mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite, por sulmuesi konfirmoi se ai mbetet i vendosur për të kaluar në MLS në vazhdim.

“Arabia Saudite? Unë i kuptoj ata që duhet të shkojnë atje; ne po flasim për shuma të jashtëzakonshme parash”, tha Griezmann.

“A mund të shkoj? Kam një familje, tre fëmijë. Nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë. MLS është ende prioriteti im”.