Heqja e masave të pandemisë rrit turizmin në Shqipëri, por po përballet me pasojat e luftës në Ukrainë

Në Shqipëri sezoni pranverës përkon me turizmin kulturor dhe natyror që mbështetet kryesisht në grupe të vogla vizitorësh. Heqja e masave të pandemisë dhe hapja e kufijve ka rritur prurjet turistike, por operatorët turistikë përballen me pasojat e luftës në Ukrainë dhe rritjen e çmimeve.

Qazim Tuqi e nisi sipërmarrjen 15 vite më parë ku familja ktheu 4 dhoma të një shtëpie ku banonte në një bujtinë për të pritur turistët, në zemër të Qendërs Historike të Gjirokastrës që mbrohet nga UNESCO .

Më pas erdhën edhe 4 dhoma të tjera në një shtëpi tjetër karaketristike të restauruar pak metra larg dhe tani Qazimi përgatitet të hapë edhe njësinë e tretë ku gjithësejt në 15 vite bëhen 30 dhoma për të pritur turistët.

“E vështirë ka qenë, luftë ka qenë, jo vetëm për mua por për gjithë familjarët që kanë punuar fort. Puna është e bukur se ke të bësh me njërëz shumë të mirë por vështirësitë kanë qenë sidomos se e kemi nisur nga zero.”

Ky vit ka nisur mbarë pasi kufijtë janë hapur dhe nuk ndihet frika e pandemisë, thotë më tej Qazimi, por sipas tij mungojnë turistët nga Ukraina dhe një tjetër sfidë është me rritjen e çmimeve.

“Na kujtohet viti i vjetsëhm, kemi pasur turistë të shumtë në grupe nga Ukraina dhe kemi shumë miq atje pasi kemi pasur kontakte edhe me agjensi dhe operatorë turistike. Lufta ka ndikuar, nuk di ta them me shifra, por ka ndikuar. Edhe rritja e çmimeve ka ndikuar shumë edhe tek ne edhe tek turistët. Unë nuk i kam rritur deri tani çmimet por mendoj se diçka duhet rritur sado e vogël.”

Tregu turistik në Gjirokastër, por edhe në zonat e Qarkut dhe më gjerë këtë vit po e ndien mungesën e turistëve nga veriu i Europës dhe nga disa vende te Evropës Lindore prej luftës në Ukrainë thotë Kristina Fidhi që drejton platformën “Visit Gjirokastra”.

Konflikti zbehu dëshirën për të udhëtuar dhe rriti nivelin e pasigurisë dhe e kemi ende këtë situatë. Niveli i rezervimeve nga vendet e Veriut të Evropës është shumë i uëlt, sigurisht kjo është kompesuar nga prujet e tjera që po e rrisin tendencën, por besoj do e kemi këtë situatë par aq kohë sa konflikti atje do të vazhdojë.”

Sipas Kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, në Gjirokastër kanë ardhur këtë vit rreth 10 mijë turistë nga disa vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara.

Numri i turistëve për këto dy muaj ka qenë më shumë se 10 mijë, krahasur me vitet e shkuara është më i lartë.

Zoti Golemi thotë se këtë vit ka një kalendar aktivitetesh.

“Gjirokastra ofron atë që ka afruar gjithmonë, turizëm, histori,trashëgimi, por këtë vit ne kemi filluar me një kalendar aktivitetesh të shtrira jo vetëm fundjavave por edhe ditëve të tjera dhe ky kalendar do vazhdojë përgjatë gjithë vitit”.

Gjirokastra ka pasuruar këtë vit ofertën e saj turistike dhe sipas specialistit të trashëgimisë kulturore Ilir Lluri ky sezon turistik ka disa risi.

Njëra prej tyre lidhet me një guidë të posaçme që bazohet në veprat letrare të shkrimtarit të shquar Ismail Kadare ndërsa risia tjetër lidhet me përpjekjet për të ritkhyer në pazarin historik mjeshtërinë e punimit të qilimave.

“Një gudië në Gjirokastër mbështetur në veprën e Ismail Kadaresë. Unë mendoj që kjo është një nga risitë e këtij sezoni turistik. Është mbështetur në vepra që flasin pikërisht për qytetin e Gjirokastrës, në personazhe por edhe në arkitekturën e shtëpive të Gjirokastrës që shkrimtari ka përshkruar në këto vepra.”

Sipas të dhënave zyrtare nëntë në dhjetë turistë në Shqipëri hyjnë nga kufir tokësor.

Blerim Kore që drejton zyrën e turizmit në Bashkinë e Gjirokastrës thotë se lehtësimi i masave kundër koronavirusit në kufirin shqiptaro grek në Pikën e kakavijës ka ndihmuar prurjet më të mëdha. Ai thotë se edhe përmes Portit të Sarandës janë rritur ardhjet e turistëve.

“Lehtësimi masave antikovid sin ë anë shqipatre dhe atë greke ka ndikuar në rritjen e lehtësisë së lëvizjes dhe rritjen e vizitueshmërisë. Nuk ka vonesa në kufi dhe kjo ndikon shumë.

Gjirokastra ka shtuar dy vitet fundit kapacitete turistike dhe sidomos hotelet, por edne ka sfida sipas drejtueses së platformës “Visit Gjirokastra” Kristina Fidhi.

Meritojnë të përmenden problemet infrastrukturës, ndonjëherë të sinjalistikës dhe ndonjëherë edhe të shërbimeve që nuk mjaftojnë.”

Gjatë katër muajve të këtij viti në Shqipëri është rritur me mbi 50% pruja e të huajve krahasuar me një vit më parë. Sezoni aktual lidhet më shumë me turizmin kulturor dhe atë të natyrës ku grupet e turistëve janë të vogla./VOA