Jose Mourinho me gjest fantastik: Pas ndeshjes futet në zhveshtoren e Dinamo Zagrebit

Jose Mourinho nuk ka mbajtur inat dhe është treguar trajner i madh duke iu dhënë merita kundërshtarëve, pasi gjiganti kroat, Dinamo Zagreb i mposhti me një rikthim sensacional në Ligën e Evropës.

Ndeshja e parë në Londër kishte përfunduar 2-0 në të mirë të Tottenham, derisa Dinamo fitoi me të njëjtin rezultat në Zagreb.

Pas kohës shtesë, Dinamo shënoi edhe një gol tjetër duke eliminuar Tottenhamin, që ishte njëra nga skuadrat favorite për ta fituar trofeun e Ligën së Evropës.

Jose Mourinho pas ndeshjes ka bërë një gjest fantastik.

Trajneri portugez është futur në zhveshtoret e Dinamo Zagrebit dhe ka duartrokitur futbollistët vendas për angazhimin dhe lojën e treguar.

Mourinho i uroi ata për kualifikimin dhe u largua i dëshpëruar me eliminimin e skuadrës së tij.

Dinamo Zagreb ku luajnë Aridjan Ademi dhe Lirim Kastrati janë futur në mesin e tetë klubeve më të mira të Ligës së Evropës.