Kamberi dhe Mustafi në drekë pune me ambasadorin amerikan dhe shefin e BE-së

Deputeti popullor së bashku me ish-kryetarin e KKSH-së Ragmi Mustafin kanë zhvilluar një drekë pune me dy ambasadorët miq të shqiptarëve të Luginës, konkretisht ambasadorin e SHBA-ve në Serbi, Christopher R. Hill dhe shefin e OSBE-së në Serbi Jan Braath.

“Drekë pune me dy miqt e mëdhenjë të Luginës së Preshevës, Ambasadorin e SHBA-ve 🇺🇸, SH.T. z. Christopher R. Hill dhe shefin e Misionit të OSBE në Serbi, SH.T. z. Jan Braathu. Pozita e vështirë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe neglizhenca e gjatë që kërkon masa urgjente të domosdoshme, ishin temat tona të përbashkëta gjatë këtij takimi. Faleminderoj ambasadorët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në drejtim të avancimit të të drejtave të pakicave në vend”, ka shkruar Kamberinë njoftimin e publikuar në facebook.