Këngëtarja shqiptare shtatzënë për herë të dytë





Ka ikur prej kohësh nga syri i publikut, por në jetën e Kaltrina Selimit ka ndodhur një zhvillim i rëndësishëm. Burime për “Prive”, bëjnë të ditur se Kaltrina është shtatzënë për herë të dytë.

Shtatzënia nuk e ka penguar në sezonin e verës ku është shfaqur shumë aktive.

Këngëtarja është e martuar prej vitesh me një biznesmen shqiptar me banim në Britaninë e madhe. Ajo u bë nënë për herë të parë në tetor të vitit 2014.

Këngëtarja është rehatuar me jetën në Londër dhe në Kosovë kthehet vetëm për sezonin e dasmave. Pa bërë zhurmë ajo përfundon punën në dasma dhe kthehet në Londër, duke mos zgjedhur të bëjë as intervista.