Kolona të gjata në pikat kufitare: Në Horgosh pritjet deri katër orë, në Preshevë më pak!

Sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë Kufitare, paraditen e sotme në pikën kufitare Horgosh, automjetet e pasagjerëve që kanë dalë jashtë Serbisë kanë pritur rreth katër orë. Në vendkalimet kufitare të Batrovcit dhe Preshevës, automjetet e pasagjerëve në dalje presin nga dy orë secila, njofton Shoqata e Automjeteve të Serbisë.

Në pikën kufitare Gradina pritet 50 minuta në dalje dhe 30 minuta në hyrje. Në Gostun automjetet e pasagjerëve vonohen gjysmë ore në dalje.

Ndryshimi i motit i paralajmëruar për ditën e sotme do të sjellë herë pas here reshje, ndaj drejtuesit e mjeteve mund të hasin në pjesë të lagështa që kërkojnë vozitje më të kujdesshme.

Rënia e temperaturave dhe reshjet e shiut do ta kufizojë edhe shpejtësin e vozitjes, por gjithsesi duhet pasur kujdes në disa pjesë ku po punohet dhe ku është ndryshuar regjimi i qarkullimit, si dhe në pikat më të mëdha kufitare ku ende regjistrohen automjete./spektri