Konvikti i Tiranës ofron mundësi të reja për studentët e Luginës

Konvikti i Tiranës vjen me mundësi tjera akomodimi për studentët e Luginës së Preshevës, ku do t’i pranoj dhjetë studentë të Luginës pa pagesë, prej tyre pesë djem dhe pesë vajza. Lajmin e bënë të ditur krytari i KKSH-së, z.Nevzad Lutfiu nëpërmjet postimit në facebook. Lutfiu thotë se përparësi kanë familjet që kanë vështirësi financiare ose familjet që kanë më shumë se një student.

Postimi i Lutfiut në facebook:

“Super lajm, super mundësi!
Konvikti i Tiranës do t’i pranoj 10 studentë të Luginës pa pagesë, 5 femra dhe 5 djem.
Përparësi kanë familjet që kanë vështirësi financiare ose familjet që kanë më shumë se një student.
Ju ftoj të paraqiteni në selinë e KKSH-së, në Bujanoc.
Tiranë 🫶
Linku në facebook: