Qeveria eRepublikës së Kosovës ka miratuar sot propozim buxhetin për vitin 2025, ku mes tjerash parashihet edhe buxheti mbështetës për Luginën e Preshevës. Sipas buxhetit të projektuar, për Luginën janë paraparë një fond prej 4 milion eurove.
Këtë përkrahje e kanë konfirmuar edhe këshilltari i zv. kryeministrit Besnik Bislimi, Ragmi Mustafa dhe Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Postimi ka Mustafi:
4 MILIONË EURO PËR LUGINËN E PRESHEVËS
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar rritjen e fondit për mbështetje të Luginës së Preshevës me 4 milionë euro për vitin 2025, duke mos harruar Sanxhakun e Novi Pazarit.
Kjo mbështetje nuk është vetëm një angazhim financiar, por një dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë pranë shqiptarëve dhe bashkatdhetarëve.
Ky fond do të shërbejë për të ruajtur substancën e identitetin kombëtar duke investuar në arsim, kulturë, sport si dhe në sektorët e rëndësishëm me qasje sistematike e programatike. Ky angazhim i yni është në shërbim të krijimit të kushteve për përmirësimin e cilësisë së jetesës edhe për të forcuar identitetin tonë kombëtar.
Faleminderit Qeveria e Republikës së Kosovës
Faleminderit Kryeministrit Albin Kurti
Faleminderit zv/kryeministrit Besnik Bislimi
https://www.facebook.com/share/p/174K5ZzKv8/
Postimi i kryetares Sinani:
Një hap i madh për Luginën e Preshevës!
Sot, pas shkresës që iu drejtova Kryeministrit Albin Kurti për rritjen e fondit për Luginën e Preshevës, u miratua një vendim historik, duke rritur mbështetjen me 4 milionë euro për vitin 2025! Ky fond do të investohet në arsimin, kulturën, sportin, si dhe në sektorët e rëndësishëm të bujqësisë dhe blegtorisë.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik dhe sigurimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon. Me këtë mbështetje, ne do të forcojmë identitetin tonë kombëtar dhe do të investojmë në të ardhmen e të rinjve tanë.
Jemi të bindur se me përkushtimin e Qeverisë, do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Luginën dhe qytetarët e saj. Bashkë mund të arrijmë gjithçka!
https://www.facebook.com/share/p/1Atdp46qZn/