“Sot, në orën 24:00, përmbyllet afati për subjektet politike – partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur – për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë që synojnë certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit”, deklaroi Elezi.
Dorëzimi bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e njëjtë me atë të përdorur në zgjedhjet e fundit.
Në zgjedhjet e ardhshme pritet të marrin pjesë gjithsej 27 subjekte politike, përfshirë 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat të pavarur.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 morën pjesë 28 subjekte politike, ndërsa numri total i kandidatëve për deputetë ishte 1,279.
Ndërkaq, në zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 dhjetorit, KQZ certifikoi 1,180 kandidatë për deputetë nga 24 subjekte politike, përfshirë 18 parti politike, 3 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat të pavarur.