“Kur po e kom përballë, po më fiken dritat”, Azemi flet për Albën

Azemi i ka treguar Lindës situatën që pati me Albën.

Ai tha se i ka fjalët e zemrës që do t’ia thotë Albës, “por kur po e kam përballë, po më fikën dritat”, u shpreh ai.

“E di, qajo është ndjenjë përnime. Është e bukur, seriozisht. Ndoshta është më mirë me i shkru, kur s’mund të shprehesh”, iu përgjigj Linda.

Mbrëmë Azemi me një buqetë me lule dhe një çokollatë, ka vendosur që t’ia shprehë dashurinë Albës.

Azemi i tha Albës se ndjenjat për të janë të vërteta, nga fillimi deri në fund.

“Dua që ditë për ditë me të kallxu që ka hi në dashuri. Dhe, unë kur e dua dikë, e dua deri në fund, me krejt që i kam dhe kaq lehtë nuk mund të më ikësh”, i tha Azemi.

Më tej, ai ia dhuroi edhe një letër dashurie, teksa i tha se ato që i ka shkruar në letër janë ato që i kanë ardhë në mend derisa e ka parë Albën.

Pasi e lexoi letrën, Alba i tha Azemit se është shumë i ëmbël dhe ia dhuroi një përqafim.