Loris Karius shfaqet si objektiv befasues i Bayern Munichut

Portieri nën pronësi të Liverpoolit, Loris Karius është shfaqur si një shënjestër befasuese për gjigantët gjermanë të Bayern Munichut.

Kampionët gjermanë mund të kenë nevojë të gjejnë një mbështetje për Manuel Neuer në afatin kalimtar të verës, me numrin aktual dy Alexander Nubel që kërkon që të largohet nga klubi.

Kjo do të linte një ‘vrimë’ pas Neuer, me dy portierët e tjerë në klub që zakonisht cilësohet si ‘jo kandidues’.

Sipas mediumit Sport1, Karius, i cili aktualisht është në huazim te Union Berlin është shfaqur si objektiv befasues për Bavarezët.