Mbahet tryeza me temën “Qasja në informata me rëndësi publike dhe mbrojtja e të dhënave personale”





Në Bujanoc është mbajtur tryeza e rrumbullakët me temën “Qasja në informata me rëndësi publike dhe mbrojtja e të dhënave personale”.

Folës në tryezë ishin përfaqësuesit nga Sektori për Ankesa dhe Zbatim – Qasja në Informata, Komisioneri për Informatat me Rëndësi Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përfaqësuesit nga OSBE, Trupi Koordinues dhe Unioni i Qyteteve dhe Komunave të Serbisë (SKGO)

Qëllimi i tryezës së rrumbullakët është njohja e përfaqësuesve të mediave lokale nga rrethet e Pçinjit dhe Jabllanicës me të drejtat dhe detyrimet e respektimit të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion me rëndësi Publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë raportimit./Spektri