Ndërroi ulësen në Kuvend, deputetin e VV-së e “kqyqëzojnë” komentuesit në Facebook





Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, emri i cili po lakohet së fundmi për pakënaqësitë brenda VV-së, bëri sot një veprim tjetër që hodhi hije dyshimi se ai dhe VV-ja mund t’i ndajnë rrugët.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, Eman Rrahmani dhe deputeti tjetër Gramoz Agusholli ishin ulur aty ku zakonisht është e pozicionuar opozita.

Ndërkaq, në një status të Rrahmanit në Facebook, i cili ka paralajmëruar se do të jetë mysafir në një debat televizv, i kanë ardhur dhjetëra komente nga komentusit, duke e ofenduar e i uruar largimin nga Vetëvendosje për shkak uljes sipas tyre “në vendin e gabuar” brenda Parlamentit.

“Haxhi pishmani, t’marroftë zoti i madh”, shkruan një komentues.

“Shkofsh e mos u kthefsh”, thotë një tjetër, teksa dikush i shkruan se ai mund ta përjetoj fatin e PSD-së.

“Kqyr ata të PSD-së qysh kanë ngel sikur qentë e Prishtinës”, shkruhet në një koment tjetër.