Kuvendi Komunal i Bujanocit nesër do të mbajë seancën e tretë të rradhës për vitin 2022.
Ndër pikat e para të rendit të ditës është edhe verifikimi i mandatit për dy këshilltarët e rinjë Dragan Milliq (SNS) dhe Arbër Pajaziti (APN).
Nga dita e nesërme seancat e kuvendit pritet të jenë më të “nxehta”, pasi prezent do të jetë edhe Pajaziti, njëherit kryetarë i degës APN-së në BUjanoc, parti e vetme opozitare nga radhët e partive shqiptare.
Ky është rendi i ditës:
1. Verifikimi i mandatit të këshilltarit të kuvendit komunal Dragan Milliq pranë listës zgjedhore Aleksandar Vuçiq – “Për fëmijët tanë”,
2. Verifikimi i mandatit të këshilltarit të kuvendit komunal Arbër Pajaziti pranë Listës zgjedhore Alternativa për ndryshim – Arbër Pajaziti,
3. Propozim Vendimi mbi rishikimin e Buxhetit të Komunës së Bujanocit të vitit 2022,
4. Propozim Vendimi mbi llogarinë përfundimtaretë Komunës së Bujanocit,
5. Propozim Vendimi mbi shpërndarjen e mjeteve për investime nga buxheti i Trupit Kordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin 2022,
6. Programi i posaçëm i ndihmës buxhetore të Komunës së Bujanocit ndaj NP “Komunalia” Bujanoc,
7. Vendimi per fillimin e procedurës për zbatimin e projektit të partneritetit publiko privat për kryerjen e veprimtarisë komunale për transport publik linjor të udhëtarëve në territorin e komunës së Bujanocit,
8. Aktvendimi mbi emërimin e grupit punues per realizimin e projektit të partneritetit pa element koncenzues në territorin e komunës së Bujanocit,
9. Vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi transportin publik linjor të udhëtarëve në territorin e Komunës së Bujanocit,
10. Propozimi i Planit operativ i Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme i Komunës së Bujanocit,
11. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e u.d. drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” Bujanoc,
12. Propozim aktvendimi mbi emërimin e u.d. drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” Bujanoc,
13. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e u.d. drejtorit të Bibliotekës “14 Nëntori” Bujanoc,
14. Propozim aktvendimi mbi emërimin e u.d. drejtorit të Bibliotekës “14 Nëntori” Bujanoc,
15. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e u.d. drejtorit të Organizatës Turistike Bujanoc,
16. Propozim aktvendimi mbi emërimin e u.d. drejtorit të Organizatës Turistike Bujanoc,
17. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e u.d. drejtorit të Qendrës Kulturore Sportive “Rinia” Bujanoc,
18. Propozim aktvendimi mbi emërimin e u.d. drejtorit të Qendrës Kulturore Sportive “Rinia” Bujanoc,
19. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e u.d. drejtorit të Entit të Farmacisë Bujanoc,
20. Propozim aktvendimi mbi emërimin e u.d. drejtorit të Entit të Farmacisë Bujanoc,
21. Propozim Aktvendimi mbi vazhdimin e mandatit të organit të përkohshëm NP “Komunalia” Bujanoc,
22. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin dhe emërimin e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Shtëpisë Kulturës Vuk Karaxhiq, Bujanoc
23. Propozim aktvendimi për shkarkimin dhe emërimin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Qendrës për Punë Sociale Bujanoc,
24. Propozim Aktvendimi për emërimin e komisionit për kryerjen e procedurës dhe miratimit
të aktvendimeve lidhur me kërkesat për kthimin e tokës në komunën e Bujanocit,
25. Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Shkollës në SH.M “Sveti Sava” Bujanoc
26. Propozim Aktvendimi mbi emërimin e anëtarëve të Këshillit të Shkollës në SH.M “Sveti Sava” Bujanoc,
27. Të ndryshme.