Transferi i ri i Unitedit, më i shkurtri në Premier Ligë

Manchester United tashmë e ka transferuar qendërmbrojtësin e Ajaksit të Amsterdamit, Lisandro Martinez.

Me ardhjen e tij, ai po ashtu do të bëhet qendërmbrojtësi më i shkurtër që luan në Premier Ligë dhe dihet që kjo pozitë jo vetëm në Angli po kudo në botë zakonisht kërkon një lojtar shtathedhur.

Martinez, i cili është i gjatë vetëm një metër e 75 centimetra, është konsiderueshëm më i shkurtër ballë qendërmbrojtësve si Virgil Van Dijk, që është i gjatë një metër e 93 centimetra dhe Burn, një metër e 98 centimetra.