Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se Hezbollahu do të “marrë mesazhin”, pas një serie të operacioneve dramatike të ushtrisë izraelite.
“Gjatë ditëve të fundit kemi goditur Hezbollahun me një sërë sulmesh, që nuk mund t’i imagjinonte”, tha ai në një video adresim.
“Nëse Hezbollahu nuk e ka marrë mesazhin, ju premtoj – se do ta bëjë”, shtoi kryeministri izraelit, transmeton Telegrafi.
Siç ka bërë ditëve të fundit, Netanyahu është zotuar se Izraeli do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të rikthyer sigurinë. /Telegrafi/