Nga nesër Zvicra heq pothuajse të gjitha masat kundër koronës

Deri me 31 mars mbeten në fuqi: Detyrimi i maskave në transportin publik dhe në objektet shëndetësore si dhe izolimi prej pesë ditësh për personat që kanë rezultuar pozitivë.

Këshilli Federal ka marrë vendimin aq të pritur. Duke filluar nga nesër, më 17 shkurt hiqen pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit, shkruan albinfo.ch

Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset së bashku me presidentin Federal Ignazio Cassis janë në këto çaste duke dhënë arsyetimin e vendimit të tyre , në një konferencë për media.

Nga e enjtja, 17 shkurt, do të hiqen kufizimet e mëposhtme mbarëkombëtare për koronavirusin:

Maskat nuk do të jenë të detyrueshme në dyqane dhe ambiente të brendshme të restoranteve, si dhe në objektet, kompanitë dhe ngjarjet me qasje të publikut;

Bien plotësisht Certifikimi i detyrueshëm në objekte dhe biznese si kinema, teatro, ambiente të brendshme restorantesh dhe eventesh;

Bie po ashtu detyrimi për autorizim për ngjarje të mëdha;

Hiqen kufizimet e takimeve private;

Bie poshtë rekomandimi i zyrës së shtëpisë (Homm Office);

Hiqet po ashtu detyrimi për dëshminë e vaksinimit, shërimit ose testit pas hyrjes dhe detyrimi i formularit për hyrje në Zvicër;

Bien kufizimet vullnetare të kapacitetit në teleferikë dhe shitje me pakicë;

Ndërsa mbeten në fuqi deri me 31 Mars: Detyrimi i maskave në transportin publik dhe në objektet shëndetësore;

Izolimi prej pesë ditësh për personat që kanë rezultuar pozitivë.