Në një video që ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale shihet se sa të sfiduar kanë qenë banorët dhe autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë, teksa pjesë të vendit u përballen me përmbytje shkatërruese.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra të premten në Kiseljak, një qytet afër Fojnicës, që tregojnë një ekskavator që u përdor për të nxjerrë njerëzit nga shtëpitë që ishin të rrethuara nga ujërat e përmbytjeve.
Siç theksohet më tej, bëhet fjalë për një ngjarje kur punëtorët e një kompanie ndërtimi u nisën të premten për të ndihmuar njerëzit e bllokuar në përmbytjet.
Ndryshe, të paktën 13 njerëz thuhet se kanë gjetur vdekjen pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkaktuan shkatërrime në pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës qendrore gjatë 3 dhe 4 tetorit.
Zona e prekur më keq ishte Jablanica. /Telegrafi/