“Papi Chulo” sërish në telashe

Shoferi i famshëm i BMW-së së gjelbër që u bë lajm në të gjitha mediat javëve të fundit, i njohur si “Papi Chulo”, është sërish në telashe.

Arsyeja është e njëjta: shkelja e rregullave në trafik. Të dielën në mbrëmje, një njësit policor e ka ndaluar shoferin e BMW-së së gjelbër në qendër të Prishtinës për shkak të zhurmës së madhe në veturë.

Disa fotografi të cilat i kanë dërguar lexuesit në adresë të Paparacit tregojnë pjesëtarët e policisë që kanë ndaluar BMW-në. Nuk dihet nëse atij i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik.

Më 30 mars të këtij viti, R.H., shoferi i veturës BMW të gjelbër ishte arrestuar nën dyshimin se ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik, në fshatin Lebanë të kryeqytetit.

Pasi qe arrestuar, Policia njoftoi se ai ishte gjobitur 225 herë në të kaluarën. Vetura i ishte sekuestruar dhe ai ishte dërguar në ndalim policor ku ishte mbajtur për gjashtë ditë./Express