Dua Lipa më e dashuruar se kurrë nën shoqërimin e të dashurit të ri në Francë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po duket më e dashuruar se kurrë teksa po shoqërohet me të dashurin e ri, regjisorin Romain Gavras.

Gjatë qëndrimit në Paris, ku po merr pjesë në Festivalit të Filmit në Cannes, Dua është parë në krah të dashurit të saj teksa po shëtisnin nëpër një hotel, raportoi të hënën “Daily Mail”.

Në fotografitë e shkrepura, shihet 27-vjeçarja gjatë tërë kohës e buzëqeshur teksa po fliste në një ballkon me regjisorin që është ish-i dashuri i këngëtares tjetër shqiptare, Rita Ora.

Çifti që deri më tani e kanë mbajtur lidhjen e tyre private, nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa ecnin të përqafuar.

Një ditë më parë, vetë Dua Lipa ka publikuar disa fotografi me Gavrasin gjatë pjesëmarrjes në festival, ku ka shkruar “Mbrëmë në Cannes me zemrën time”

Gjatë muajit mars është raportuar se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së saj nga Anwar Hadid në 2021./Koha.net