Ministria e Ekonomisë ka shpallur tri thirrje publike, në bazë të të cilave do të vihen në dispozicion 600 milionë dinarë mjete të pakthyeshme për subjektet ekonomike për nxitjen e sipërmarrjes përmes tri programeve mbështetëse – projekteve zhvillimore, fillimit të biznesit të ri dhe mbështetjes së grave sipërmarrëse dhe të rinjve. Të tre programet realizohen si një kombinim i granteve dhe kredive të favorshme nga Fondi për Zhvillim, në mënyrë që vlera e përgjithshme e projekteve të mbështetura të jetë shumëfish më e lartë.
Thirrjet publike për këto programe mbështetëse janë shpallur më 24 janar 2022 dhe do të jenë të hapur deri në shpenzimin e fondeve.
Në kuadër të Programit për nxitjen e ndërmarrësisë përmes projekteve zhvillimore në vitin 2022, Ministria ka përcaktuar 350 milionë dinarë mjete të pakthyeshme. Bëhet fjal për një kombinim i fondeve të pakthyeshme, të cilat përbëjnë deri në 20 për qind të investimeve, përkatësisht deri në 30 për qind për subjektet ekonomike që i përkasin grupit të katërt të zhvillimit dhe një kredi favorizuese nga Fondi i Zhvillimit, të destinuara për projekte të zgjerimit të kapaciteteve prodhuese.
Për fillestarët në punë, ministria ka siguruar 150 milionë dinarë grante të pakthyeshme. Programi është gjithashtu një kombinim i granteve, të cilat përbëjnë deri në 30 për qind të investimit, përkatësisht deri në 40 për qind të investimit total për bizneset nga pushteti lokale të pazhvilluara dhe kredi favorizuese nga Fondi i Zhvillimit, ndërsa janë të destinuara për projekte të furnizim të pajisjeve, adaptim të hapsirës së punës dhe mbulimit të kostos operative për periudhën fillestare të funksionimit.
Programi për mbështetjen e grave sipërmarrëse dhe sipërmarrëseve të reja që janë fillestare në biznes po zbatohet në vitin 2022, pas një programi pilot të suksesshëm në vitin 2021. Përmes programit janë ndarë 100 milionë dinarë mjete të pakthyeshme, të dedikuara që të ofrohet mbështetje në biznes për gratë dhe të rinjëve deri në 35 vjeç, të cilët përfaqësojnë një target grup veçanërisht të ndjeshëm të ndërmarrësve. Programi është një kombinim i granteve, të cilat përbëjnë deri në 35 për qind të investimit, ose deri në 45 për qind të investimit total për bizneset nga pushteti lokal i pazhvilluar dhe një kredi favorizuese nga Fondi i Zhvillimit.