Për herë të parë pas 40 vitesh një ndeshje futbolli në Iran është ndjekur në stadium nga 500 vajza.
Kjo ndodhi në ndeshjen e kampionatit mes Esteghal dhe Mes Kerman.
Një ngjarje e cila mund të thuhet se është historike për Iranin, pasi femrat nuk lejoheshin me ligj për të ndjekur evenimentet sportive.
Kjo ngjarje cilësohet si një hap shumë i madh nga ana e qeverisë Iraniane në luftën për barazinë gjinore.