Për herë të parë pas 40 vitesh, vajzat në Iran lejohen të ndjekin ndeshjet në stadium

Për herë të parë pas 40 vitesh një ndeshje futbolli në Iran është ndjekur në stadium nga 500 vajza.

Kjo ndodhi në ndeshjen e kampionatit mes Esteghal dhe Mes Kerman.

Një ngjarje e cila mund të thuhet se është historike për Iranin, pasi femrat nuk lejoheshin me ligj për të ndjekur evenimentet sportive.

Kjo ngjarje cilësohet si një hap shumë i madh nga ana e qeverisë Iraniane në luftën për barazinë gjinore.