Polici me veturë zyrtare godet të moshuarin nga Shkupi

Dje në ora 12:00 në SPB-Shkup është raportuar se një zyrtar policor në parkingun në rrugën “Dimçe Mirçev” ka goditur një këmbësor. Ai ka qenë duke drejtuar një automjet të tipit “Dacia”, në pronësi të MPB-së.

Siç bën të ditur MPB, automjeti i policisë i drejtuar nga S.S. (45) punonjës policie, ka goditur G.J.(63) nga Shkupi.

“Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Kontroll është kryer nga një ekip inspektues nga SPB-Shkup”, njofton MPB.