Prestigjiozja amerikane, AP: Serbia vend i pasigurt, Vuçiq një autokrat pro-rus

Në njërin skaj të një rruge të gjatë që çon nëpër lagjet perëndimore të Beogradit, është një mural i madh dhe i sapo pikturuar që lexon: Bulevardi i Ratko Mlladiq.

Ai ka qenë atje për muaj apo edhe vite, i mirëmbajtur rregullisht dhe i ngjyrosur me ngjyra të pastra blu dhe të bardhë, kurrë i vandalizuar apo i lyer, megjithëse mijëra njerëz e kalojnë atë çdo ditë.

Megjithatë, rruga e ngarkuar nuk është emëruar zyrtarisht pas gjeneralit serb të Bosnjës, i cili u dënua për gjenocid nga një gjykatë ndërkombëtare për krime lufte të kryera nga trupat e tij gjatë luftimeve në Ballkan në vitet 1990. Ajo mban emrin e kryeministrit të parë properëndimor të Serbisë, Zoran Gjinxhiq, i cili u qëllua nga një plumb snajperi përpara zyrave të qeverisë së tij më 12 mars 2003.

Ky është një vend ku jetët publike – dhe ato private – janë të ndërthurura me dhunën.

Kur dy vrasje masive në dy ditë javën e kaluar lanë 17 të vdekur dhe 21 të plagosur në Serbi, duke përfshirë tetë studentë të vrarë nga një djalë 13-vjeçar, njerëzit u tronditën, por shumë nuk u habitën. Serbia është një vend që ka kaluar nëpër luftëra të shumta në vitet 1990, ku kriminelët e luftës shpesh glorifikohen, ku dhuna shfaqet hapur në mediat kryesore të kontrolluara nga shteti dhe ku çdo familje e dytë ka të paktën një armë të vendosur në një dollap.

“Në Serbi, nuk ka pasur kurrë një debat serioz për luftërat dhe krimet e viteve ’90,” tha historiania e shquar dhe profesoresha universitare Dubravka Stojanoviç.

“Përse ndodhën ato luftëra, sa është përgjegjësia e kujt, si arritëm të shkojmë katër herë në luftë… Nuk përmendet se si arritëm deri në dehumanizimin e plotë… të jemi kaq indiferentë ndaj gjithë këtyre krimeve, pa çdo simpati për viktimat”.

Ekspertët thonë se historia e fundit e kombit ballkanik ka lënë një gjurmë të thellë në të gjithë shoqërinë.

Megjithëse Serbia tani po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ajo kurrë nuk është pajtuar plotësisht me rolin e saj në konfliktin në ish-Jugosllavi dhe krimet e luftës që u kryen nga trupat serbe në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, thonë analistët.

Në vitet 1990, udhëheqësi nacionalist i Serbisë, Slobodan Millosheviq, u fajësua gjerësisht për shkaktimin e shpërbërjes së Jugosllavisë duke nisur luftëra për të inkorporuar tokat e banuara nga serbët në Bosnje dhe Kroaci në një shtet.

Ndërsa sulmi serb pa qytete të rrethuara dhe të rrënuara dhe joserbë të vrarë ose të dëbuar nga shtëpitë e tyre, propaganda shtetërore e Serbisë i portretizoi serbët si viktimat më të mëdha të konfliktit jugosllav dhe sanksionet e OKB-së si një komplot anti-serb – një narrativë që vazhdon ende në Serbinë e sotme, e cila udhëhiqet nga presidenti autokratik pro-rus Aleksandar Vuçiq, i cili ishte ministër i informacionit i Millosheviqit gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Në vitet ’90, varfëria u rrit, krimi dhe korrupsioni lulëzuan dhe vrasjet e stilit mafioz vërshuan rrugët. Inflacioni ishte më i larti në botë, njerëzit e zakonshëm humbën kursimet dhe vendet e tyre të punës, ndërsa bosët e krimit dhe huliganët e futbollit u bënë të njohur.

Dhjetëra njerëz, duke përfshirë një ish-president, një ish-ministër mbrojtjeje, oficerë të lartë policie, gazetarë dhe politikanë, të gjithë u vranë gjatë atyre viteve dhe shumë nga vrasjet mbeten ende të pazbardhura.

Epoka e luftës arriti kulmin në vitin 1999, kur NATO nisi sulmet ajrore për të ndaluar konfliktin në Kosovë dhe për ta detyruar Serbinë t’i jepte fund shtypjes së saj ndaj rebelëve separatistë etnikë shqiptarë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre thanë se kishin frikë se Millosheviqi mund të përsëriste një masakër të vitit 1995, kur trupat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë në Srebrenicë, në një operacion ushtarak të udhëhequr nga Mlladiq.

Bombardimi 78-ditor e gjunjëzoi Millosheviqin dhe e la Serbinë në gërmadha. Një vit më vonë, një kryengritje populiste e udhëhequr nga opozita e rrëzoi Millosheviçqn nga pushteti për të instaluar qeverinë e Gjingjiqit, e para demokratike në Serbi që nga Lufta e Dytë Botërore. Mbështetësit pro-demokracisë morën frymë me lehtësim, por jo për shumë kohë.

Në vitin 2003, dy vjet pasi ai orkestroi ekstradimin e Millosheviqit në gjykatën e OKB-së për krimet e luftës, Gjingjiq u qëllua për vdekje nga një njësi paraushtarake speciale që luftonte në Bosnje dhe Kroaci. Ky veprim hapi rrugën për rënien e qeverisë së tij dhe shpërbërjen gradual të demokracisë së brishtë të Serbisë.

Një dekadë më vonë, një qeveri koalicioni partish që udhëhoqi luftërat në vitet 1990 ishte përsëri në pushtet. Dhe një dekadë tjetër më vonë, Vuçiq e drejton vendin pothuajse i vetëm. Ndërsa e portretizon veten si një reformist që do ta marrë Serbinë në BE, ai kontrollon të gjitha mjetet e pushtetit dhe mban kontroll të rreptë mbi një media kryesore që promovon gjuhën e urrejtjes kundër kritikëve të tij.

Të ngopur me sundimin populist të Vuçiqit, dhjetëra mijëra të hënën marshuan nëpër Beograd dhe qytete të tjera serbe në heshtje për të përkujtuar viktimat e vrasjeve masive. Ishte protesta më e madhe antiqeveritare në vite.

Organizatorët e protestës kërkuan dorëheqjen e ministrave të qeverisë dhe tërheqjen e licencave të transmetimit për dy stacione televizive të kontrolluara nga shteti që promovojnë dhunën dhe shpesh presin kriminelë të dënuar lufte dhe figura të krimit në programet e tyre.

Pas përfundimit zyrtar të protestës, disa nga protestuesit kanë brohoritur parulla kundër Vuçiqit, duke kërkuar që ai të largohet. Një tjetër tubim i mbështetësve të opozitës është planifikuar për të premten.

Vuçiq reagoi me zemërim, duke pretenduar se opozita dëshiron të rrëzojë qeverinë e tij dhe bëri thirrje për “mitingun më të madh në historinë e Serbisë” më 26 maj, duke krijuar një potencial për përplasje midis tij dhe mbështetësve të opozitës.

“Qëllimi i tyre i vetëm është të marrin pushtetin me forcë dhe ta çojnë Serbinë në kaos, destabilitet dhe trazira”, tha Vuçiq, duke iu referuar opozitës dhe mbështetësve të saj.

Por kundërshtarët thonë se Vuçiq duhet të marrë përgjegjësinë për krijimin e një atmosfere pasigurie dhe dëshpërimi në vend që ata thonë se çoi në vrasjet masive.

“Armët e përdorura për të vrarë fëmijët ishin mbushur me të liga për një dekadë”, shkroi në Twitter lideri i opozitës Zdravko Ponos. “Ne nuk do të shërohemi edhe sikur të hiqen të gjitha armët dhe të gjithë sociopatët të vendosen pas hekurave, për sa kohë që fati ynë është formësuar nga ai që zhbllokoi dhe hipi në atë të keqe.”/Insajderi