Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Serbi në ndarjen e mjeteve financiare për vitin 2024 për Këshillat Kombëtar në Serbi ka marr vendin që për këtë vit të zvogëloj buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar për rreth 1 milion dinarë, kështu ka shkruar kryetari i KKSH-së Nevzad Lutfiu në faqen e tij në facebook.
Sipas Lutfiut që nga viti 2022 edhe kur eshtë bërë regjistrimi i popullsisë buxheti i këtij institucioni është dashur të rritet, mirëpo qeveria e Serbisë nuk e këtë dhe përkundrazi buxheti i këtij institucioni vetëmse është zvogluar.
Buxheti i këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2023 ka qenë 15 474 442 dinarë ndersa për këtë vit shuma e tij është 1 milion dinarë më pak më saktësisht 14 136 917 dinarë. Ja dhe postimi i plotë i Lutfiut.
Qeveria e Serbisë ulë buxhetin për KKSh:
Të dashur qytetarë shqiptarë
Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në vend që të rrisë buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar për vitin 2024 e ka ulur atë për mbi 1 milion dinarë.