Sipas të dhënave të sotme, në territorin e qytetit të Vranjës janë regjistruar 74.274 banorë që jetojnë në 37.214 objekte të banimit, ka deklaruar për mediat Dushan Aritonoviq, kryetar i Komisionit për Regjistrim të këtij qyteti.
Bazuar në këtë numër të qytetarëve dhe amvisërive të regjistruara në territorin e qytetit të Vranjës, në dekadën që nga regjistrimi i fundit është shënuar një rënie prej gati dhjetë mijë banorësh.
Sipas Regjistrimit të Popullsisë nga viti 2011, 83,524 banorë jetonin në zonën e qytetit të Vranjës, në afër 27,000 ndërtesa banimi brenda komunës qendrore të rrethit të Pçinjit.