Regjistrimi në Bujanoc, tre ditët e para me shumë vështirësi!





Në Komunën e Bujanocit, nga e shtuna rreth 81 regjistruar kanë filluar punën e tyre në teren për të regjistruar popullatën.

Në informacionet nga tereni të siguruara nga Spektri, në tre ditët e para janë regjistruar rreth 1.250 shtëpi dhe rreth 5.350 persona.

Deri tani, dukshëm më së shumti të regjistruar ka në fshatin Tërnoc dhe në qytetin e Bujanocit.

Brengosëse është procesi në fshatrat më të vogla ku procesi është duke shkuar shumë ngadal./spektri