Serbi: Vetëm çdo e treta veturë e kalon kotrollin teknik me të parën

Kontrollimi teknik i automjeteve është bërë aq i rreptë që nga 5 korrikut, sa që në shumë linja të kontrollit teknik, vetëm çdo e treta makinë nga e para po e kalon testin e regjistrimit. Në kontrollin teknik bien ndër të tjera edhe për shkak se nuk ndizet njëra dritë në targa ose nuk funksionon spërkatësi i xhamit.

Se sa rigoroz u bë kontrolli teknik, shumë veta po e kuptojnë vetëm në fillim të këtij viti, kur për herë të parë po përballen me kontrollin e teknik të automjetit. Ndërsa risia më e madhe në fakt nuk janë rregullat por mënyra e kontrollit për kontrollim teknik./Spektri