Shefja e USAID’it, Samantha Power, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti sot ka dhënë mesazhet e Administratës Biden për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e fundit të arritur mes dy vendeve.
Ajo tha se ka pasë bisedime të gjera dhe ka theksuar se është urgjente krijimi i Asociacionit dhe zbatimi i marrëveshjes, raporton Gazeta Express.
“Si përfaqësuese e Administratës së Biden kam ardhur që të përforcoj mesazhin që Administrata e Biden e ka thënë në lidhje me rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të cilat do të prodhojë një normalizim që do të jetë tejmase i rëndësishëm për Kosovën dhe Serbinë. Normalizimi do të jetë i dobishëm për biznesin”.
Ajo tha se shpreson që Kosova dhe Serbia të shkojnë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE me propozime.
“Kemi pasë bisedime të gjera në orët e fundit në lidhje me urgjencën e krijimit të Asociacionit, si dhe urgjencën për zbatimin e plotë të të gjitha aspekteve të marrëveshjes. Kemi shpresë që palët do të kalojnë në fazat e ardhshme të dialogut me propozime specifike”.
“Zgjedhjet politike që i kemi para vetes janë shumë të vështira. Në emër të SHBA dhe Biden dua të nënvizoj edhe njëherë urgjencën për të lëvizur përpara me implementimin dhe po ashtu rëndësinë e diskutimeve të ndërmjetësuara nga Lajçak. Jam e kënaqur që Lajçaku ishte këtu – e kam parën po ashtu unitetin mes Europës dhe SHBA’së”.
Power tha se mesazhet për kushtet e Asociacionit janë dërguar përmes Këshilltarit Special, Derek Chollet dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.
“E kemi bërë të qartë përmes Chollet dhe Escobar i kemi cekur cilat janë parimet dhe besoj që në çdo Asociacion duhet t’i përmbahen atyre kushteve dhe kemi besimin që me sinqeritet dhe këto çështje të zgjidhen në mënyrë specifike dhe të ndihmojnë në progres dhe mund të bëhen avancime të mëdha në ditët në vijim”./Express