Këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova, komentohet mjaft shpesh për paraqitjet që bën në rrjete sociale.
Artistja, e cila numëron mijëra fansa, publikon imazhe e video të ndryshme teksa herë pas here nuk mungojnë as pozat provokuese nga ana e saj.
E tillë shfaqet edhe në këtë të fundit, gjersa ka vënë në pah linjat trupore para pasqyrës.
E veshur me një kostum të larjes shumëngjyrësh, bukuroshja shqiptare duket në top formë.
Krahas kësaj, krijuesja e hitit “Ti me mu” njoftoi ditë më parë se do të bëjë rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë.
Sa i përket prurjes së fundit, “BadGal” titullohet kënga që e solli para katër vitesh saktësisht në janar të vitit 2016.
Ndonëse nuk ka zbuluar asgjë më shumë për publikun, presim në vazhdim të shohim se çfarë do të sjellë. /Telegrafi/