Partia Socialiste duket se është shumë pranë fitores për herë të parë që prej vitit 1991 në bashkinë e Shkodrës.
Kandidati socialist, Benet Beci ka krijuar një avantazh të dukshëm ndaj rivalit të tij të “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.
Sipas të dhënave të KQZ, Beci ka marrë momentalisht 14,460 vota, teksa Spahia 9,678 vota, një diferencë kjo prej gati 5,000 votash në favor të kandidatit socialist.