Si te jeni më të lumtur në punë?

Shumica e punëdhënësve përdorin metoda të ndryshme për t’i motivuar punëtorët dhe për t’i bërë të lumtur në ambientin e punës. Kur punëtorët janë të lumtur, ata janë edhe më produktivë dhe kompania në përgjithësi është më e suksesshme.

Mirëpo, pavarësisht nëse punëdhënësit mundohen të ofrojnë ose jo ambient të lumtur të punës, janë disa gjëra me të cilat mund të kontribuojnë edhe punëtorët individualisht në lumturinë në punë. Pavarësisht rrethanave, sipas balancecareers, ju mund të përdorni një mori strategjish që të mund të jeni më të lumtur në punë.

1. Gjeni karrierën të cilën e dëshironi

Për shumë njerëz, një karrierë e mirë është një punë ku aftësitë e tyre vihen në pah. Në disa raste, një punë të cilën e bëni me qejf nënkupton të jeni pasionantë për punën në mënyrë që të mbusheni profesionalisht.

2. Gjeni një punë që iu lë kohë edhe për gjëra jashtë punës

Një punë e mirë ua lehtëson jetesën edhe jashtë zyreve. Mendojeni në rast se keni dëshirë të kaloni fundjavë me të dashurit tuaj, të dilni mbrëmjeve me shoqëri, të keni ditë pushimi në mënyrë që të keni kohë për hobitë tuaja. Një orar stabil iu bën ta duani punën edhe më shumë.

3. Bëhuni përgjegjës për zhvillimin tuaj profesional dhe personal

Që të jeni të lumtur në aspekt profesional, e mira do të ishte nëse investoni në rritjen tuaj profesionale dhe personale. Mundohuni ta zhvilloni një plan dhe pastaj ta implementoni atë, pra t’i nënvizoni disa qëllime që keni dhe t’i ndiqni ato. Kërkoni detyra qe mund t’iu ndihmojnë në arritjen e qëllimeve tuaja ne karrierë, pra diçka që iu mundëson të mësoni aftësi specifike.

Krijoni lidhje që janë të vlefshme edhe nëse punëdhënësi juaj aktual nuk ua jep ato mundësi. Kur jeni të kënaqur në karrierë dhe ndjeheni se jeni duke u përmirësuar apo rritur, gjasat që të jeni të lumtur në pozitën e punës janë shumë të mëdha

4. Kërkoni të përfshiheni në ngjarjet në punë

Ndjenja që nuk jeni i përfshirë në çështjet në punë apo nëse e dini që nuk i keni informacionet kryesore të cilat punonjësit e tjerë i kanë, mund t’ua krijojë bindjen se jeni të nënvlerësuar. Mirëpo, nuk duhet të prisni që dikush tjetër të vijë dhe t’iu përfshijë sepse ajo mund të mos ndodhë ndonjëherë tek disa punëdhënës. Në vend se të prisni se çka po ndodhë brenda kompanisë apo çka po ndodhë me projekte, është shumë më mirë nëse kërkoni informacionin qe iu nevojitet për ta bërë një punë të caktuar dhe të merrni vendime të rendësishme.

5. Kërkoni shpesh mendim rreth punës suaj

Marrja e një mendimi rreth punës suaj, mund të sjellë më shumë motivim ose mund të plotësojë aftësitë kryesore të të kuptuarit, çka do t’iu ndihmojë ta bëni më mirë punën tuaj dhe të përshtateni në mjedisin tuaj të punës më me sukses. Nëse nuk merrni vazhdimisht një mendim rreth punës suaj, filloni ta kërkoni vetë atë ne fund të çdo detyre apo projekti.

6. Përkushtohuni në ato që mund t’i kryeni vërtetë

Një ndër arsyet më të shpeshta të stresit në punë është dështimi për t’i mbajtur premtimet. Në shumë raste, punonjësit kalojnë më shumë kohë duke kërkuar falje pse nuk kanë arritur ta mbajnë një premtim dhe duke u shqetësuar për pasojat që mund të vijnë nga jo kompletimi i detyrave, se sa që kalojnë kohë duke e kompletuar punën.

Për ta menaxhuar stresin dhe rritur lumturinë në punë, krijojeni një sistem për t’i ndjekur detyrat tuaja dhe mundohuni ta menaxhoni orarin. Qëndroni të organizuar në mënyrë që të jeni të sigurtë nëse mund ta kryeni ose jo një detyrë që iu jepet. Në rast se nuk keni kohe, mos tentoni të shfaqeni vullnetarisht. Nëse puna juaj po iu merr shumë energji, mos pranoni të qëndroni ashtu dhe të palumtur. Flisni me punëdhënësin tuaj që të shqyrtoni nëse kompania mund t’iu japë kohë shtesë, ndihmë apo çkado që iu nevojitet në këtë drejtim.

7. Shmagni negativitetin

Duke qëndruar në një ambient të punës i cili është stresues dhe helmues, mund të rrisni mundësitë që ju të mos jeni të lumtur, pavarësisht se sa e doni punën tuaj. Zgjedhja që të jeni të lumtur në punë nënkupton shmangien e bisedave negative, thashethemeve, raporteve të këqija me kolegë, sa më shumë që është e mundur.

Pavarësisht se sa pozitivë jeni, njerëzit negativë arrijnë të kenë ndikim tek ju. Nëse e shihni që një grup personash kanë vetëm sjellje negative, mundohuni të distancoheni apo t’i jepni kahje tjetër bisedës.

8. Praktikoni kurajo profesionale

Shumë njerëz kanë frikë nga konfliktet dhe ndikimi që ato mund të kenë në të ardhmen e tyre. Konfliktet mund të jenë negative por nëse përfundojnë si duhet, mund t’iu ndihmojnë gjithashtu të arrini misionin dhe vizionin tuaj profesional. Nëse e adresoni çështjen siç duhet, me komunikim më pozitiv, me qëllime më të qarta dhe respekt për mentorët apo kolegët tuaj, atëherë edhe konflikti mund të jetë një gjë pozitive në punë.

Duke pasur një kurajo profesionale, ju mund të krijoni mundësi për veten tuaj në çfarëdo pozite të punës. Kur i mbroni idetë tuaja, qëllimet dhe ëndrrat, do të jeni shumë më të lumtur me zgjedhjet tuaja.

9. Krijoni shoqëri

Studimet kanë treguar se punëtorët të cilët kanë pasur një shok apo shoqe të mirë në punë, kanë qenë më të motivuar dhe më të lumtur në punë. Punonjësit kalojnë shumë kohë mjediset e punës, prandaj duke pasur një shoqëri të mirë, ka edhe përvoja pozitive në punë. Duke u ndjerë të vlerësuar nga një koleg, qoftë nëse është dikush me të cilin ju rrini gjithë kohës ose jo, ka shumë gjasa të rritet lumturia juaj ditore në ambientin e punës.

10. Kërkimi i punës do t’ju bëjë të buzëqeshni

Nëse të gjitha dështojnë, kërkimi i një punë të re do t’ju bëjë të buzëqeshni. Puna nuk duhet t’iu krijojë ndjenja të këqija në baza ditore. Prandaj, nëse ndjeni se lumturia në një vend pune është e pamundur, me shumë gjasa mund të keni ngecur në një kulturë toksike të punës ose në një punë që thjesht nuk mund të jetë e përshtatshme për ju. Në një rast të tillë, do të ishte mirë ta rishikonit edhe njëherë punën tuaj, karrierën, punëdhënësin. Pavarësisht nëse keni një punë ose jo, kërkimi i një pune të re që lidhet më shumë me interesat tuaja profesionale dhe personale, mund t’iu bëjë të ndjeheni më mirë.