Mozzik i shton koleksionit të tij të veturave edhe një tjetër ”bishë”

Tashmë dihet pasioni i madh i Getinjos dhe Mozzikut për veturat.

Vëllezërit e njohur nga Ferizaj posedojnë vetura të shumta luksoze dhe koleksionit të tij Mozzik ia shtoi edhe një tjetër.

Reperi ditën e sotme ka zbuluar ”bishën’ e tij të re, e cila është një Maybach të vitit 2023, një veturë super luksoze e cila kap shifra marremendëse.

Reperi muaj më parë ka zbuluar në Instagram se ka blerë një makinë të shtrenjtë ‘Rolls-Royce Ghost Black Badge’. Dhe e dini sa kushton? 600 mijë euro..

“Ka qenë ëndërr dikur, veç sot parkohet në garazh. Faleminderit Zot”, shkroi ai duke zbuluar se ajo kushton 600 mijë euro.