Arsyeja që disa njerëz i vendosin si ‘private’ llogaritë e tyre në Instagram është sepse ata duan që ndonjë i huaj i rastësishëm të mos shohë postimet e tyre. 

E vetmja mënyrë për të parë një llogari private është nëse pronari ju lejon të keni qasje në të, ose të paktën kështu duhej të ishte. 

Sipas një zbulimi të kohëve të fundit nga BuzzFeed News, rezulton që postimet tuaja private në Instagram mund të mos jenë aq private, në fund të fundit.

Sipas gjetjeve të tyre, duket se duke shfletuar një profil në Instagram dhe duke inspektuar kodin burimor të faqes në internet, në të vërtetë mund të gjesh URL-në e imazhit që është në llogarinë përkatëse, nga e cila më pas mund ta ndash me të tjerët. 

Kjo do të thotë që nëse po ndiqni llogarinë private, mund të gjeni burimin dhe ta lidhni me figurën ose videon me të tjerët që të mund ta shikojnë atë, edhe nëse nuk janë duke ndjekur atë llogari.

Kur BuzzFeed News kontaktoi Facebook (që posedon Instagram), kompania dukej se sugjeronte që ky ishte me të vërtetë një gabim dhe la të kuptohej se me të vërtetë nuk kishte shumë çka mund të bënin për këtë. 

Në një deklaratë të bërë nga një zëdhënës i Facebook, “Sjellja e përshkruar këtu është e njëjtë me marrjen e një fotografie të një shoku në Facebook dhe Instagram dhe shpërndarjen e saj me njerëzit e tjerë. Kjo nuk do t’u japë njerëzve qasje në llogarinë private të një personi. ” /Telegrafi/

Gazetarja e sportit Ilda Bejleri është mjaft e dashur dhe e njohur për publikun shqiptar për shkak të emisioneve që ka drejtuar, shkruan Indeksonline.

Ajo së fundmi është paraqitur nga Greqia ku ka kaluar pushime të paharrueshme, për faktin se vazhdimisht ka publikuar fotografi nga vende mjaft luksoze. 

Ilda madje kishte një kritikë për shqiptarët që jetonin në Greqi apo vende të tjera dhe flisnin gjuhë të tjera e nuk flisnin shqip.

Kjo ka qenë arsyeja pse një nga fansat e saj ka ‘shpërthyer’ pasi në fotografinë e publikuar nga Ilda ajo ka zgjedhur një mbishkrim në gjuhën angleze. 

Fansi e ka kritikuar Ildën se pse ajo po përdorë gjuhën angleze kur kritikonte të tjerët për përdorimin e gjuhëve të huaja. 

Ilda tha : “Po si tja bëj kur ata që më ndjekin nuk janë të gjithë Shqiptarë?!”. /Indeksonline/

Kampion në fushë, por edhe në rrjetet sociale. Cristiano Ronaldo është sportisti që fiton më shumë se të gjithë për çdo postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. Sulmuesi portugez i Juventusit arkëton për çdo postim 975 mijë dollarë.

4928552 Cristiano Ronaldo Sa Compagne Georgina Amp Fixed 3

CR7 mban vendin e tretë në renditjen e përgjithshme të njerëzve të famshëm që fitojnë më shumë nga Instagram, pas modeles Kylie Janer (1.266 milion dollarë) dhe këngëtarja Ariana Grande (996 mijë dollarë). Me sportistëve që arkëtojnë më shumë nga ky rrjet social janë edhe David Beckham apo Serena Williams.
(balkanweb)

Nuk e mohoni dot që kur dikush na ka hequr nga Instagrami s’na ka ardhur aspak mirë dhe kemi reaguar në mënyrë të ndryshe. Ose kemi “plasur” në vetvete, ose u kemi shkruar, ose i kemi hequr edhe ne. 
Një situatë e tillë ka ndodhur Rozana Radit dhe Fjolla Morinës.

Këngëtarja Rozana Radi ka probleme me llogarinë e saj në Instagram dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet publikimit të një fotografie në të cilën zbulon mesazhet që i ka shkruar Fjolla Morina.
Instagrami po ia largon miqtë, prandaj Rozana ka dashur që t’ua sqarojë se ajo nuk po ua heq vetë ‘follow-in’.

“Qysh moj smë ki follow, ajd mirë ti me mendje”, i ka shkruar Fjolla.

“Miq mikesha kusherinj etj etj… Kam qe te enjten e shkuar qe kam prob me insta. Me pak fjale ne inst tim dalin qe une ndjek te gjithe Kinezet Aziatiket e botes (jo ata mua) dhe nuk ndjek me miqt e mi. Ose si kam fare ose i kam bllok ose nuk me kane por nuk ne shikojne asnje postim ne story apo tek muri. Me sa me spjeguan kjo ndodh kur merr nje aplikacion dhe vendos te dhenat e inst tend personal mund te te futen tek insta yt.

Kujdes mos jepni te dhenat e inst tuaj ne keto aplikacione qe merrni. Ps @fjolla.morina ti dhe shume miq te tjere nuk preferoni kuzhinen kineze ndaj sju kam ???”, ka sqaruar Rozana./In life

Gjigandi për ndarjen e fotografive, Instagram, ka filluar të fsheh numrin e pëlqimeve në foto dhe video të ndara nga përdoruesit, në vende të përzgjedhura.

Ky tipar fillimisht u testua në Kanada, por tani, kompania me pronësi të Facebook ka zgjeruar projektin në pjesë të tjera të botës, duke e bërë të pamundur për përdoruesit të shohin sa pëlqime kanë shokët/ shoqet e tyre.

Ja pse kompania po zbaton këtë lëvizje të çuditshme.

Numërimi i pëlqimeve mund të çojë në vetëvlerësim të ulët tek të rinjtë

Gjatë viteve, ekspertët e medias sociale kanë ngritur shqetësime rreth problemit të vetëbesimit të ulët dhe ndjenjës joadekuate në të rinjtë që përdorin platformat si Instagram dhe Snapchat.

Njerëzit shohin sa shumë pëlqime miqtë dhe kolegët e tyre po marrin në fotografitë e tyre dhe ndihen të demotivuar, nganjëherë edhe në depresion, sepse nuk mund të veçohen. 

Instagram dëshiron ta reduktojë këtë “presion” tani

Për të zvogëluar këtë “presion”, Instagram ka filluar fshehjen e numrit të pëlqimeve të fotografive / videove. Kjo, thotë kompania, do të sjellë fokusin e përdoruesve përsëri në përmbajtje dhe jo në vëmendjen që po merr.

Funksioni nuk është aktiv, por përdoruesit e Instagram nuk janë të lumtur

Instagram filloi fshehjen e pëlqimeve për përdoruesit në Kanada dhe tani e ka zgjeruar funksionin tek ata në Australi, Irlandë, Brazil, Itali, Japoni dhe Zelandë të Re.

Nuk ka asnjë fjalë për zhvillimin global të tiparit, por përdoruesit tashmë kanë filluar të shprehin pakënaqësi mbi aftësinë e re. /Telegrafi/

Kinsey tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për shkak të bukurisë dhe formave të saj dhe në profilin e vet ne Instagram u shtuan mbi 2 milionë fansa në 12 orë. Një sukses i jashtëzakonshëm për çiftin, që sipas një marketeri një reklamë e tillë kushton rreth 4 milionë dollarë, por ata e morën për thuajse asgjë.

*Llogaria e modeles këtë mëngjes, por tashmë nuk ekziston!

Gjithsesi UEFA nuk mund ta kalojë kaq thjeshtë një çështje të tillë, duke qenë se Kinsey nuk ishte thjeshtë një njeri i zakonshëm që hyn në fushë nëpër finale të rëndësishme, por qëllimi i tyre ishte krejtësisht për marketing, për më tepër që flitet për një faqe me përmbajtje erotike, që stimulon pornografinë.

Për këtë, mendohet se UEFA ka nisur një raport drejt drejtuesve të Instagram-it, të cilët kanë marrë masa të menjëhershme dhe kanë mbyllur llogarinë e Kinsey në këtë rrjet social, që shkoi deri në 2.4 milionë fansa.

Mark Zuckenberg duket se i ka dhënë urdhrat e qarta, të gjitha faqet që janë hapur me foto dhe emrin e ngjashëm të modeles ruse po mbyllen një nga një, duke e hequr vëmendjen e njerëzve nga ajo.

Ndërkohë që “website” i Vitaly me video argëtuese erotike ka pësuar “crash” për shkak të klikimeve të shumta nga e gjithë bota, këtë e njoftoi vetë ylli i Youtube në llogarinë e tij në Instagram.

Shënimet për porosi dhe produkte që është parë në Instagram Stories, ka bërë të mendohet se ky rrjet social, është duke punuar në shërbim për shitje produktesh.

Matt Navra e ka bërë fotografinë e imazhit, ku krahas shënimeve tjera për lokacion apo muzikë, ndodhet edhe ‘order’ që nënkupton porosinë, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se si mund të funksionojë, por afër tekstit është edhe shenja e dollarit, që nënkupton se mund të kenë edhe ndonjë lidhje me pagesat.

I njëjti përdorues, që edhe më herët ka kapur momentet e para të prezantimit të produkteve nga Facebook dhe Instagram, zuri edhe një detaj tjetër.

Në një fotografi, shfaqet edhe shënimi për produkt, që mund të jetë një tjetër arsye të besohet se Instagram po përgatitet për këtë shërbim. /Telegrafi/

Nëna e saj i ka komentuar Rita Orës në gjuhën shqipe.

Rita Ora po vazhdon me koncertet në kuadër të turneut shumë të suksesshëm “Phoenix”.

Ajo së fundmi e ka mbajtur një koncert në Liverpool dhe disa pamje nga performanca e saj atje i ka ndarë me ndjekësit në një video të cilën e ka posutar në Instagram.

Pranë saj ka pranuar komente të shumta e nuk ka munguar as ai i nënës, Vera Ora, e cila i ka shkruar në gjuhën shqipe.

Në vazhdim ua sjellim si foto postimin e Ritës aty ku mund ta shihni edhe komentin e Verës.

Fero ditën e sotme ka dhënë lajmin se i ka dhënë fund lidhjes me modelen Arbenita Ismajli, shkruan GazetaBlic.

Në Instagram Fero i ka bërë të ditur femrave që tani ai është ‘single’.|

“Përshendetje vajza, prej tash unë jam beqar”, ka shkruar Fero.

Gjithashtu reperi ka fshirë të gjitha fotografitë që ka me modelen në llogarinë e tij në Instagram. Ndërsa, ndryshe nga ai, Arbenita ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Reperi dhe modelja ka më shumë se një vit që janë në lidhje dashurie./GazetaBlic

Ajo njihet si një ndër trajneret e fitnesit më të kërkuara të momentit.

Flasim për Geta Beqën e cila numëron një numër të madh fitoresh për fizikun e saj.

Geta Beqa ka vite që është e martuar dhe ka tre fëmijë, ku pavarësisht agjendës së ngjeshur që ka, duket mjaft e përkujdesur ndaj tyre.

Së fundmi, kampionja e botës ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë me familjen e saj nga ku ka publikuar dhe foto.

Në Instagram ajo ka pozuar pranë bashkëshortit të saj, teksa shfaqen në një moment intim, duke mos lënë anash dhe ekspozimin e formave trupore në bikini.