Tërnoci gati për sezonin e ri, ndeshja e parë të dielën!

Klubi Futbollit Tërnoci të dielën zhvillon ndeshjen e xhiros së XVI në kuadër të ligës “Zona Jug”.

“Agallarët”, sezonin pranveror e nisin si misafir i ekipit Çekmin nga komuna e Leskovcit.

Kjo do të jetë edhe ndeshja e parë për trainerin e ri Hevzi Kasumi.

Vlen të theksohet se gjatë afatit të janarit, Tërnocit ju kanë bashkuar edhe 5 lojtarë të rinjë që pritet tregojnë cilësi në sulmin e ekipit.

Në ndeshjen e parë të sezonin vjeshtor, Tërnoci ka mundur Çekminin me rezultat 3 me 1.

Tërnoci, sezonin pranveror e nis në pozitën e dhjetë me 17 pikë, ndërsa Çekmin gjindet dy vende më posht me 6 pikë më pak.

E diel, ora 14:00

Stadiumi i KF Çekmin,

Tabela para fillimit të sezonit