Motra e Albës, Jonilda Vukaj, ka reaguar për herë të parë rreth situatës që po ndodh brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka bërë një reagim përmes llogarisë së saj në Instagram, duke etiketuar edhe Albën, banoren e BBVK, e cila aktualisht është në një situatë pak të sikletshme me Lumbardhin dhe Azemin.
Jonilda fillimisht ka treguar se kishte mendim ndryshe për Shqipërinë, por me të marrë mesazhe nga njerëzit për motrën e saj, ka ndryshuar mendimin.
Ajo tha se Alba po gjykohet se po afrohet me një djalë tjetër, dhe se e refuzoi Lumbardhin.
“Po gjykohet se po afrohet me një djalë tjetër. Të bëjnë ça të duan. Është e re dhe e lirë me bë çka t’i dojë zemra e saj”, ka shkruar ndër të tjera Jonilda.
Lexoni të plotë reagimin e saj: