Në përputhje me urdhrin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Forcat e Armatosura të Serbisë po marrin masa të shtuara për zbulimin, gjurmimin dhe neutralizimin e mjeteve ajrore pa pilot pranë objekteve ushtarake”, thuhet në daklarimin e Ushtrisë së Serbisë.
Sipas kësaj deklarate, njësitet e Forcave të Armatosura të Serbisë kanë neutralizuar pasdite një dron komercial që po lëvizte nga drejtimi i Kopaonikut në Rashkë pas zbulimit dhe monitorimit në kohë. Droni është rrëzuar me aplikimin e masave të bllokimit elektronik, në afërsi të objekteve ushtarake në garnizonin e Rashkës./spektri