“650 euro në muaj ka paguar familja për këtë pakujdesje”





Dhëndri i të moshuarës e cila u keqtrajtua nga infermieret në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, Ezen Vala, ka thënë se të moshuarën po e tërheqin sot nga shtëpia, duke shtuar se krejt kjo ka ardhur pas publikimit të videos.

Ai ka thënë se e moshuara vuan nga alzheimeri dhe nuk ka treguar ndonjëherë që është keqtrajtuar.

“Minirja është banore e kësaj qendre qe një vit. Me publikimin e një videoje në rrjetet sociale jemi shqetësuar të gjithë. Kemi ardhur menjëherë me e tërheq nga shtëpia. Banorin e tërheqim për shkak të asaj qe e kemi parë në video. Ajo është nënë e një dëshmori. Nuk kemi pasur ndonjëherë vërejtje për sjellje të keqe. Ne nuk dimë që diçka ka ndodhur. Fatkeqësia është që zonja vuan nga alzheimeri. Sot është mirë por rasti ka ndodhur para 4 ditëve. Ne presim që hetuesia të zbulojë më shumë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se 650 euro është shuma që ka paguar familja për çdo muaj për këtë pakujdesje.
Ka thënë se e kanë sjell në këtë qendër pasi e kanë konsideruar institucion të sigurt.