Nita dhe Zhaklina janë përplasur me njëra-tjetrën për vizitën e kësaj të fundit në Serbi.
Zhaklina e ka quajtur Nitën pseudo-këngëtare, pasi kjo e fundit e konsideroj marrëzi veprimet e saj, shkruan lajmi.net.
Kësaj deklarate iu ka përgjigjur sërish Nita.
Ajo ka zbuluar se Zhaklina i ka dërguar shumë voice-mesazhe plot agresivitet dhe frustrim.
Këngëtarja nga Kosova, tha se nuk e sheh të arsyeshme të merret sërish me të pasi mesazhin e vërtetë e mori nga shumë shqiptarë.
Duket se përplasjet e tyre nuk kanë me u ndalë edhe në vazhdim.