Vuçiq: Kurti është fajtori kryesor për gjendjen në veri

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se fajtori kryesor për gjendjen në veri të Kosovës, është kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se serbët e mbledhur në këto komuna, janë grumbulluar për t’i përdorur ndërtesat e tyre.

Ka shtuar se ndërkombëtarët nuk i kanë mbrojtur serbët.

“Edhe pse kemi muaj që kemi thënë se Kurti ka vetëm një dëshirë dhe ajo është për të shkaktuar konflikte në Kosovë, pakkush ka dashur të dëgjojë të vërtetën. Ai dëshiron një konflikt mes NATO-s dhe serbëve”, tha Vuçiq./Koha.net