Ylli i serialit “Friends”, Matthew Perry, ka folur për jetën e tij private, duke zbuluar detajet e romancës sekrete me Julia Roberts.
304422 21: Actor Matthew Perry and actress Julia Roberts hug each other on the set of "Friends." (Photo by Liaison)Matthey 53-vjeçari për herë të parë ka folur hapur për jetën private duke përmendur marrëdhëniet me disa nga femrat më të bukura në botë. Krahas Gwyneth Paltrow dhe koleges së tij nga seriali, Jennifer Aniston, me të cilën ishte aq i dashuruar sa çoi në disa situata të pakëndshme në xhirimet e serialit, ai u argëtua fshehurazi me Julia Roberts, me të cilën vazhdimisht shkëmbente mesazhe.
Perry ka treguar se gjithçka ndodhi pasi e kishte fituar rolin e Chandler Bing. Atëherë i kishte rënë në sy Julias, për habinë e tij, 54-vjeçarja madje pranoi të shfaqej në një episod të “Friends” në vitin 1995 për të qenë në krah të aktorit. Çuditërisht bashkautorja e serialit kishte kërkuar nga Matthew që ta kontaktonte aktoren dhe t’i dërgonte lule, më duhej ta joshja atë.
I dërgova tri pako me trëndafila të kuq dhe letra thoshte: ‘E vetmja gjë më emocionuese sesa prezenca jote në serial, është që më në fund kam një justifikim për të të dërguar lule”, ka kujtuar aktori. Ai deklaroi se shpejt erdhi përgjigjja e aktores, e cila i tha se pranon të jetë në serial nëse Perry. Çifti filloi të shkëmbente mesazhe me faks në epokën kur nuk kishte internet apo pajisje celulare.
Vazhdoi çdo ditë për tre muajt e ardhshëm, dhe gjithçka përfundoi me aktoren që u shfaq në pragun e tij. “Ishin me qindra fakse, tre ose katër herë në ditë ulesha në tavolinën time dhe shikoja letrën e Julias. Ndonjëherë e gjeja veten, në mes të një feste ku flirtoja me një grua tërheqëse, përfundoja bisedën dhe vrapoja në shtëpi për të kontrolluar nëse ka mbërritur një faks i ri.
Unë po buzëqeshja si një 15-vjeçar në një takim të parë që nuk ishte takuar kurrë. Më pas, herët në mëngjes, diçka ndryshoi, faksi i Julias u bë romantik. ‘Më telefono’, shkruhej dhe numri i saj i telefonit ishte më poshtë. Pesë orë e gjysmë më vonë, kur po i afroheshim fundit, kuptova se nuk isha më nervoz. Pas kësaj, asgjë nuk na ndalte, ne po dashuroheshim, nuk isha i sigurt se në çfarë, por ishim duke rënë”, ka treguar Perry.
Një të shtunë, theksoi ai, dikush trokiti në derën e tij dhe ishte Julia, e pranoi brenda dhe aty filloi lidhja e tyre. Matthew vazhdoi të zbulojë se si aktorja e kishte çuar me një aeroplan privat në rezidencën e saj malore në New Mexico për natën e Vitit të Ri në vitin 1996 dhe se si takoi familjen e saj atje.
Megjithatë, i përhumbur nga demonët dhe pasiguritë e tij, aktori e ndërpreu marrëdhënien e tyre dy muaj më vonë. Argëtimi me Julian ishte shumë për mua, isha i bindur se ajo do të ndahej me mua, se nuk mund të mjaftoja për të.
Isha i thyer, i përkulur, i padenjë për dashuri, në vend që të përballesha me agoninë e pashmangshme të humbjes me të, u ndava me të bukurën dhe brilanten Julia Roberts”, ka deklaruar ylli i “Friends” duke shtuar se kur ia tregoi vendimin e tij, një vështrim konfuzioni shpërtheu në fytyrën e saj.