30 ditë paraburgim ndaj dy personave të cilët dyshohen se e sulmuan KFOR-in në veri

Dy personave të cilët dyshohen se i kanë sulmuar trupat e KFOR-it në Zveçan, u është caktuar nga 30 ditë paraburgim.

Seanca për dy të dyshuarit serbë, kishte filluar sot në Pallatin e Drejtësisë. Nga sulmet në veri të vendit, ishin lënduar rreth 30 ushtarë të KFOR-it. Ata u sulmuan me shufra hekuri, koktej molotovi dhe gurë.

Përpos ushtarëve të KFOR-it, protestuesit serbë vazhdimisht i kanë sulmuar edhe policinë e Kosovës dhe gazetarët. Protestuesit kanë përdorur simbole të pushtimit rus në Ukrainë./Dukagjini