Skuadra e Wolverhampton është përballur me një situatë jo të zakonshme. Futbollisti i saj, Jonny Otto është dënuar deri në fund të janarit për sjellje të dhunshme në stërvitje.
Otto e ka goditur me bërryl në stërvitje talentin e skuadrës, Chirewa.
Më pas futbollisti e ka pështyrë një anëtar të ekipit stërvitor, para se të shkonte në zhveshtore ku ka thyer gjësende dhe televizorin e skuadrës.
Drejtori sportiv i Wolverhampton, Matt Hobbs ka thënë se Otto e ka pranuar sjelljen e tij dhe ka kërkuar falje për situatën e krijuar.